Shkon në 17 numri i viktimave nga virusi misterioz

Vazhdon dhe shtohet numri i të prekurve nga virusi misterioz në Kinë. Sipas CNN është shënuar viktima e 17 nga virusi.

Viktima u shënua në provincën Wuhan, ku konfirmohet se deri tani ka rreth 500 të prekur. Autoritetet kanë dhënë alarmin që virusi mund të përhapet në të gjithë botën nga Azia.

Kujtojmë që janë shënuar të prekur edhe në Britani dhe në SHBA, të cilët ishin turistë në Kinë gjatë periudhës së përhapjes së këtij virusi misterioz.

Ndërkohë raportohet se wuahan ka vendosur ta mbyllë transportin publik. Qyteti me 11 mijë banorë është nën alarmin e kuq dhe autoritetet u ka bërë thirrje banorëve që të paktën për një javë mos të lëvizin./tch