Shkon flakë peticioni për ta dënuar Sergio Ramos-in

Mbi 150,000 tifozë të zemëruar të Liverpool kanë nënshkruar një peticion për të dënuar Sergio Ramos të Real Madridit pasi ai ishte i përfshirë në një përplasje me Mohamed Salahun që e la këtë të fundit me njërin krah të thyer.

Peticioni i titulluar “UEFA dhe FIFA duhet të ndëshkojnë Sergio Ramosin për dëmtimit të qellimshëm të Mohamed Salah” ka arritur tashmë objektivin e tij prej 150,000 nënshkrime.

Peticioni informon tifozët: “Salah po llogarit në ju”. Objektivi i saj që prej atëherë është ngritur në 200,000 nënshkrime.

Salah u detyrua të largohej në gjysmën e parë të finales së Ligës së Kampionëve. Ai pësoi një dëmtim në shpatull kur ai dhe kapiteni i Madridit, Ramos ranë në tokë duke luftuar për topin.

Shumë vëzhgues mendonin se Ramos kishte lënduar qëllimisht krahun e Salahut. Liverpool vazhdoi të humbasë ndeshjen 3-1 pa superlojtarin e tyre, i cili kishte shënuar 44 herë sezonin e kaluar për të Kuqtë. /MESAZHI/