Shkodër, shpërthim tritoli; 4 persona të plagosur

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Rus” të Shkodrës, në afërsi të tregut.

Si pasojë e shpërthimit janë lënduar 3 kalimtarë, ndërsa personi që dyshohet se ka qenë objektivi i shpërthimit ka marrë dëmtime të lehta. Lënda plasëse ka shpërthyer në katin e parë të një ndërtese, ku ndodhen disa biznese dhe aty pranë ka qenë i parkuar edhe një automjet, pronari i së cilës, sipas policisë, dyshohet të jetë edhe shënjestra e këtij atentati.

Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët, pasi ka ndodhur në një nga zonat më të populluara të qytetit. Policia po heton për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./tch