Shkëndija një hap larg Play Off-it, Skënderbeu me shanse të mira

Shkëndija e Tetovës është nja hap larg kualifikimit në Play-off të Europa Ligës.

Skuadra shqiptare e Maqedonisë mposhti në shtëpi Helsinkin me rezultat 3-1.

Hetrik në këtë ndeshje shënoi Besart Ibrahimi, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Ousman Jallow.

Në anën tjetër Skëndërbeu ka barazuar si mysafirë me rezultat 1-1 kundër Kairat Almaty.