Shkencëtarët paralajmërojnë temperatura rekorde

Shkencëtarët paralajmërojnë se “temperaturat rekorde” në pjesë të Evropës mund të përhapin zjarrin vdekjeprurës të pyjeve në Portugali dhe një valë të nxehtë që aktualisht ka mbërthyer pjesë të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkencëtari me përvojë në Organizatën Botërore të Meteorologjisë (WMO), Omar Baddour, tha se edhe rajonet e tjera gjithashtu kanë përjetuar një nxehtësi të madhe.

“Pjesët e Evropës, Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut dhe SHBA-ve kanë përjetuar temperatura rekorde në muajin maj dhe qershor”, theksoi ai.