Shkencëtare që 12 vjeç (VIDEO)

Gitanjali Rao është vetëm 12 vjeç. E cilësuar si shkencëtarja më e re në Amerikë, ajo u lehtësoi jetën shumë njerëzve me pajisjen që shpiku.

Kur Gitanjali pa në televizor se në Flint të Michiganit njerëzit po protestonin për cilësinë e ujit, u përvesh punës në laboratorin e shkollës së saj, për të ndihmuar këtë komunitet.

Pajisja që ajo krijoi quhet “Tethys” dhe është në gjendje të masë sasinë e metaleve të rënda në ujë, vetëm nëpërmjet një aplikacioni të thjeshtë në celular.

Shpikja e saj i ndihmoi banorët e Flintit dhe mund të jetë zgjidhja e problemit për shumë njerëz në mbarë botën, që kanë të njëjtin problem me ujin e pijshëm.