Shkelja e privatësisë, Facebook do paguajë gjobë 5 miliardë dollarë

Komisioni Federal i Tregtisë njoftoi të mërkurën një marrëveshje me 5 miliardë dollarë me Facebook. Marrëveshja erdhi pas një hetimi të gjerë nga rregullatorët se si kompania gjigante humbi kontrollin mbi të dhënave personale të përdoruesve.

Kjo është gjoba më e madhe në historinë e FTC-së dhe përbën vetëm përfitimet rreth 1 mujore të Facebook.

Marrëveshja vjen në mes të thirrjeve në rritje në Ëashington për një transparencë dhe llogaridhënie më të madhe nga ana e kompanive teknologjike.

Facebook ra dakord për marrëveshjen pas disa vitesh kritika rreth praktikave të privatësisë së kompanisë, të tilla si ekspozimi i paqëllimtë i informacionit deri në 87 milionë përdorues tek firma Cambridge Analytica./Ora News