Shkatërrohen tunelet e testimeve bërthamore të Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka hedhur në erë tunelet ku zhvilloheshin testet bërthamore, një masë për të ulur tensionet në rajon.

Gazetarët e huaj në vendin e testimit bërthamor Punggye-ri thanë se ata panë një shpërthim të madh.

Korea e Veriut pranoi që të shkatërronte vendin më parë këtë vit si pjesë e një afrimi diplomatik me Korenë e Jugut dhe SHBA.

Por shkencëtarët thonë se tunelet u shkatërrua pjesërisht pas testit të fundit bërthamor në shtator 2017, duke e bërë atë të papërdorshëm.

Inspektorët e pavarur nuk u lejuan të merrnin pjesë në çmontimin e vendit në Punggye-ri, në malin verilindor të vendit, raporton BCC.

Tunelet u shembën në një seri shpërthimesh përpara rreth 20 gazetarëve të zgjedhur ndërkombëtarisht. Dy shpërthime thuhet se janë kryer në mëngjes dhe katër pasdite./oranews