Shkaqet dhe parandalimi i të fikëtit

Të fikëtit ndodh si pasojë e mosushqyerjes së mjaftueshme të trurit me gjak ose përbërësit ushqimorë kryesorë për një çast. Zemra dhe sistemi nervor janë më të prekurat prej ndryshimit.

Te fikët është ajo gjendje e organizmit ku personi për arsye të ndryshme, në mënyrë të papritur, humbet përkohësisht vetëdijen dhe forcën muskulore duke u rrëzuar ku ndodhet.

Kjo përbën një urgjencë të shpeshtë mjekësore, që kërkon ndërhyrje të shpejtë për të shmangur pasojat e mundshme.

Nëse të fikët ndodh duke drejtuar një mjet lëvizës, kur je në një vend (në lartësi, pranë zjarrit, lumit, rrugës) ose në procese pune me rrezikshmëri për jetën tënde dhe të të tjerëve, pasojat mund të jenë të tmerrshme.

Të fikëtit ndodh si pasojë e mosushqyerjes së mjaftueshme të trurit me gjak ose përbërësit ushqimorë kryesorë për një çast. Zemra dhe sistemi nervor janë më të prekurat prej ndryshimit.

Dridhjet ose tkurrje-lëshimet si purtekë (konvulsionet) mund të shfaqen si pasojë e mosfunksionimit normal të zemrës dhe vuajtjes së trurit. Një moskoordinim i përkohshëm i sistemit nervor mund të bëhet shkak.

Ngadalësimi i rrahjeve të zemrës dhe disa ndryshime të tjera shoqëruese në damarë (zgjerim i tyre), për momentin, e pasqyron këtë ç’rregullim.

Në favor të këtij mekanizmi (të ngacmimit të mbaresave të fijeve nervore në gurmaz, në mushkëri, në fshikëz të urinës, në fundzorrën e trashë etj.) është rënia e të fikëtit gjatë gëlltitjes, gjatë jashtëqitjes së ujit të hollë apo të trashë, gjatë kollitjes etj.

Si zhvillohet procesi?

Pas një çrregullimi të vrullshëm në organizmin e personit, shfaqen papritur nje errësim para syve ose xixa ose marramendje ose të përziera dhe të vjella ose djersitje ose dhimbje në kraharor dhe mos mbajtje e ujit të hollë e të trashë.

Rënia në tokë si lëkurë e porsa rrjepur pason, pa mundësi shmangieje prej një kërcënimi të mundshëm (prej zjarrit, prej lartësisë, prej rrymës elektrike, prej lumit, prej automjeteve apo prej trenit).

Edhe kur shenjat paralajmëruese zgjatin disa sekonda, forcat fizike janë të kufizuara për zhvendosje prej vendrrezikut. Personi në të fikët mund të dalë shpejt prej gjendjes ose të vdesë brenda disa minutave apo më vonë.

Këtu luajnë rol gjendja e përgjithshme e organizmit, sidomos e zemrës dhe e damarëve të gjakut, vendi i rënies, cilësia e dhënies së ndihmës së parë etj.

Në një zemër të vuajtur dhe të zmadhuar dridhjet e saj ashtu si edhe ngadalësimi i rrahjeve nën 40/minutë, mund të bëhen shkak i të fikëtit dhe i vdekjes së papritur.

Në moshat e mëdha, kërcënimi i jetës është shumë më i shprehur se në moshat e reja dhe të mesme. Kjo lidhet me aftësitë e kufizuara kompensuese të organizmit.

Edhe më i lartë është rreziku i vdekjes në të vuajturit e zgjatur, për shkak të sëmundjeve, të shpërdorimeve në regjim, në dietë etj./Mesazhi/