Shitja e armëve gjermane bie për 23 për qind në vitin 2018

Shitja e armëve dhe pasijeve ushtarake gjermane ka rënë për 23 për qind në vitin 2018, krahasur me vitin paraprak, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë të Gjermanisë, në përgjigjien e pytejes të deputetit Omid Nouripour nga Partia e Gjelbërt, theksoi se Qeveria Gjermane në vitin e kaluarr miratoi shitjen e armëve dhe paisjeve ushtarake në vlerë prej 4,8 miliardë euro, që është për 23 për qind më pak krahasuar me vitin 2017.

Gjermania në vitin 2015 theu rekrod në eksportin e armëve duke arritur vlerën 7,8 miliard:e euro.

Qeveria gjermane në fund të vitit të kaluar solli vendimin për pezullimin e shitjes të armëve Arabisë Saudite deri në zbardhjen e plotë të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Ky vendim dje u konfirmua edhe nga ministria gjermane.