Shikoni statistikën fenomenale të Lionel Messi në 28 ndeshjet e këtij sezoni

Lionel Messi po kalon një sezon fantastik deri në këtë pikë, duke qenë në top formë thuajse në secilën ndeshje. Deri në këtë pikë sezoni, argjentinasi padyshim është lojtari më i mirë në botë, dhe me këtë tempo, me siguri se do ta ketë për vete ‘Topin e Artë’. Në skuadrën lidere të La Ligas dhe të parën e grupit në Ligën e Kampionëve, është Messi ai që bën liderin e skuadrës. Por, një statistikë nga ‘Squawka’ tregon se numri 10-të i Barcelonës ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon. Lionel Messi ka dështuar të shënojë apo të asistojë në vetëm katër ndeshje të këtij sezonit, transmeton lajmi.net. Në dy nga këto katër ndeshje, argjentinasi u inkuadrua nga stoli, duke mos luajtur komplet ndeshjen. Ndeshjet kundër Real Valladolid, Real Sociedad, Tottenham Hotspur dhe Real Madrid ishin ato ku Messi nuk u regjistrua tek golashënuesit apo asistuesit.