Shërbimi inteligjent izraelit vret dy palestinezë

 Inteligjenca izraelite Shin Bet vrau palestinezin Eshref Nualva, i cili ishte i dyshuar për sulmin e armatosur kohët e fundit në lagjen hebreje Ariel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nualva ngarkohej se në sulmin e 7 tetorit në zonën industriale Burkan në lagjen Ariel vrau dy izraelitë dhe plagosi një tjetër.

Shërbimi inteligjent Shin Bet njoftoi se i dyshuari është vrarë gjatë operacionit të kryer pranë Nablusit në zonën e Bregut Perëndimor të pushtuar.

Më tej thuhet se “operacioni i komplikuar sekret u krye me sukses dhe Nuelva u vra ndërsa po përgatiste një sulm të ri mbi izraelitët”.

Po ashtu edhe një ditë më parë forcat izraelite në një operacion të ngjashëm vranë palestinezin Salih Omer Sali al-Bergusi, i cili ishte i dyshuar se ka kryer sulmin e së dielës në lagjen hebreje Ofra.

Inteligjenca izraelite Shin Bet mëngjesin e sotëm njoftoi se “në afat prej disa orësh në dy operacione u vranë dy të dyshuarit për sulmet e armatosura të fundit ndaj izraelitëve në lagjet Ariel dhe Ofra”.