Shërbimet sekrete: Moska është mbrapa ndërhyrjeve në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Përgjegjësit e qeverisë ruse janë mbrapa ndërhyrjeve në zgjedhjet amerikane, njoftojnë shërbimet sekrete amerikane në dëshminë e tyre të shkruar të dorëzuar gjatë një takimi me Senatin sot në mëngjes.

“Ne velrësojmë se vetëm përgjegjësit më të lartë rusë kanë mundur të autorizojnë vjedhjet dhe publikimet e të dhënave në lidhje me zgjedhjet amerikane”, sipas kësaj dëshmie. “Rusia ka përdorur gjithashtu teknika dhe metoda informatike për të influencuar opinionin publik në Evropë dhe në Euroazi”, thuhet në këtë dëshmi.