Shënohet 3-vjetori i masakrës së grushtetit në Egjipt

rabiaKanë kaluar 3 vite pasi forcat e grushtetit shpërndanë me forcën e armëve protestuesit e mbledhur në sheshet Rabia dhe Nahda në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit, të cilët ishin mbledhur për të protestuar kundër largimit me grusht shteti të presidentit Muhammed Mursi, i cili ishte presidenti i parë i zgjedhur në rrugë demokratike në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e armatosura më 14 gusht 2014 në orët e para të mëngjesit vajtën me buldozerë dhe automjete të blinduara në sheshin Rabia dhe ndërhynë ndaj kundërshtarëve të grushtit të cilët që prej 48 ditësh vazhdonin protestën e tyre paqësore. Gjatë ndërhyrjes ku u përdorën plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës snaiperët hapën zjarr ndaj protestuesve që falën namazin e sabahut (mëngjesit), ku si pasojë humbën jetën shumë persona.

Në të njëjtën orë edhe në sheshin Nahda në afërsi të universitetit të Kajros në perëndim të lumit Nil pati ndërhyrje e cila përfundoi shpejt për arsyen se numri i protestuesve ishte më i pakët.

Këshilli Egjiptian i të Drejtave të Njeriut në një deklaratë të bërë më 6 mars 2014 njoftoi se gjatë zbrazjes së shesheve Rabia dhe Nahda humbën jetën 632 persona nga të cilët 8 prej tyre policë. Ndërsa Organizata e Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) njoftoi se numri i personave që humbën jetën në të gjithë vendin është 2. 600, ndërsa 7 mijë të tjerë mbetën të plagosur.

Në ndërhyrjen e përgjakshme në sheshin Rabia në mesin e të vrarëve nga snaiperët ndodhej edhe 16 vjeçarja Esma el Biltaxhi, vajza e Dr. Muhammed el-Biltaxhi, Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Liri dhe Drejtësi (HAP), krahut politik të Vëllazërisë Muslimane.

 – Në një seancë 528 dënime me vdekje –

Pas përfundimit të protestave, një prej zbatimeve të para të qeverisjes ushtarake të Egjiptit ishte konfiskimi i pasurive të Vëllazërisë Muslimane. Komisioni i formuar më 23 shtator 2013 nën kryesimin e gjyqtarit Izzet Hamis konfiskoi institucionet private të Ihvan si shkollat, spitalet, kompanitë tregtare dhe zyrat e këmbimit valutor.

Një ndër aktet e tjera të juntës ushtarake në dhjetor të 2013 ishte shpallja e Vëllazërisë Muslimane organizatë terroriste, dhe të gjitha protestat dhe aktivitetet e saj u përfshinë plotësisht në kuadër të terrorizmit.

Një prej zbatimeve që ka tërhequr vëmendjen ka qenë dënimi me vdekje në një seancë të vetme i qindra të dyshuarve pas procesit të shkurtët gjyqësorë. Shembulli më i rëndësishëm në këtë drejtim ishte ajo e marsit 2014 ku Gjykata Penale në Minja dha vendimin për dënim me vdekje për 528 të dyshuar.

Sipas të dhënave jo zyrtare në Egjipt gjykatat që nga 3 korriku 2013 e deri tani kanë dhënë afërsisht 1.800 vendime të dënimit me vdekje. Në raportin e publikuar në maj të 2016 nga Organizata Arabe e të Drejtave të Njeriut e cila ndodhet në Londër theksohet se “Gjykatat në Egjipt në 3 vite kanë dhënë dënime me vdekje për rreth 1.794 persona”. Ndërsa Myftiu i Egjiptit nga 1.794 vendime ka miratuar 728 prej tyre.

Deri tani janë ekzekutuar 7 dënime me vdekje. Pasi 6 të dyshuar u dënuam me dënim me vdekje në çështjen e njohur si “Dosja Arab-çerkes” në muajin maj të vitit 2015 u ekzekutua dënimi me vdekje për 6 të rinjtë të cilët ishin subjekt i një prej komuniteteve Selefi të cilët u gjendën fajtorë për sulm ndaj pikës policore dhe për vrasjen e policëve.

Në këtë proces nga Vëllazëria Muslimane në mars të 2015 u ekzekutua dënimi me vdekje për veterinerin Mahmud Ramazan i cili ishte i akuzuar për hedhjen nga çatia të protestuesve.

 – Dënimi me burgim të përjetshëm i fëmijës 3 vjeçarë dhe ndërtimi i 9 burgjeve të reja –

Për shkak të arrestimeve që nisën pas zbrazjes së shesheve Rabia dhe Nahda burgjet në vend ishin të pamjaftueshme. Për këtë arsye qeveria e Egjiptit në tre vitet e fundit ndërtoi edhe 9 burgje të reja.

Rritja në numrin e të arrestuarve dhe skandalet e përjetuara gjatë gjykimit ulën goxha notën e vendit në aspektin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Një reagim ngjalli dënimi me burgim të përjetshëm i fëmijës 3 vjeçar Mansur Karni, duke u akuzuar nga Gjykata Ushtarake e Kajros me akuzën për vrasje. Karni i cili u gjykua për vrasjen e 4 personave dhe si shkaktar për vdekjen e 8 personave ndodhej në mesin e 115 personave të tjerë që u dënuan me burgim të përjetshëm.

Autoritetet zyrtare të Egjiptit pas grushtit nuk kanë bërë deklaratë në lidhje me numrin e arrestimeve dhe ndalimeve të kryera pas puçit. Ndërsa Ihavan ka pretenduar se në burgje ndodhen afërsisht 40 mijë persona.

 – Liria e shprehjes dhe mediat –

Gjatë procesit të puçit të gjithë institucionet e mediave zyrtare dhe ato private u morën në kontroll. Nëpër kanalet televizive u paraqitën vetëm ekspertë të cilët shpreheshin pro qeverisë, si dhe fytyra të reja të panjohura më parë u paraqitën në opinionin publik si ekspertë. Ndërsa prezantuesit e programeve më të ndjekur nëpër kanalet televizive ose u pezulluan nga detyra ose nisën të prezantonin programe në fusha të tjera si ato të muzikës apo argëtimit. Në mesin e këtyre emrave u përfshinë Amr Lisi, Mona esh-Shazli, Mahmud Saad dhe Jusri Fuda.