Shenjat që tregojnë se fëmija po konsumon më shumë kripë se ç’duhet

 

Fëmijët shpeshherë janë të prirë konsumojnë kripë më shumë se sasia e lejuar. Edhe nëse ju mund të mbani larg kripën prej tyre, ata mund ta gjejnë një mënyrë për të arritur deri tek kripa.

Shenjat që tregojnë se fëmija po konsumon më shumë kripë se ç’duhet mund t’i shihni më poshtë, të cilat i ka përgatitur portali Për Nënat.

Etje e tepërt

Nëse vëreni se fëmija juaj ka etje të pazakontë dhe nuk ka shpjegim të dukshëm, siç është moti i nxehtë ose stërvitja, vlerësoni sasinë e natriumit në dietën e tij, duke marrë parasysh të gjitha ushqimet në shtëpi dhe në shkollë, ushqime të përpunuara dhe pijet.

Dëshira për ushqime të kripura

Nëse vini re se fëmija ka shumë dëshirë për ushqime të kripura, përpiquni të shtoni erëza si majdanoz, piper në vend të kripës në gatime.

Presion të lartë të gjakut

Shtatë për qind e fëmijëve të moshës 3 deri në 18 vjeç kanë ose para-hipertension ose hipertension, sipas një studimi të publikuar në American Family Physician. Ashtu si tek të rriturit, hieprtnesioni tek fëmijët mund të jetë i fshehtë dhe nuk shfaq simpotma.

Urinë e errët, shumë e verdhë

Ka shumë arsye përse ngjyra e urinës mund të jetë më e theksuar, por teprimi i sasisë së natrumit është një prej tyre.

Ushqime të paketuara

Shumica e ushqimeve të paketuara dhe të përpunuara janë të larta në natrium, prandaj është më mirë që t’i shmangni ato, duke i zëvendësuar me gjëra më të shëndetshme si kokoshka, perime, fruta etj.

Fitimi i peshës pa ëmbëlsira ose yndyra

Prindërit shpesh i kushtojnë vëmendje të madhe ëmbëlsirave dhe yndyrave si shkaqe për obezitetin, por studimet kanë treguar se shtimi i peshës mund të shoqërohet me rritjen e konsumit të kripës.

Ha shpesh jashtë

Ushqimet në restorante, ose sidomos në fast food, gatuhen shumë shpejt dhe zakonisht tejkalohet sasia e kripës. Prandaj, kufizoni kohën e të ngrënit jashtë.

Ju, si prind, hani shumë kripë

Nëse ju ve ju pëlqejnë shumë ushqimet e kripura, është vështirë të parandaloni që edhe fëmija të hajë sasi të lartë kripe.