Shenjat e para të kancerit të fytit…

Kanceri i fytit është një lloj tumori malinj I cili përbën 1-2% nga të gjithë kancerët, ose 2-10 raste në 100.000 banorë.

Nga ky lloj kanceri meshkujt sëmuren 4-10 herë më shpesh se sa femrat.

Ai shpesh paraqitet pas moshës pesëdhjetëvjeçare, ndërsa faktori i rrezikut më i madh për paraqitjen e tij është pirja e duhanit.

Tek personat që konsumojnë duhan rreziku nga paraqitja e këtij tipi të kancerit është 5-25 herë më i madh, e nëse kombinohet me konsumimin e pijeve alkolike rrit rrezikun e paraqitjes deri në 40 herë më shumë.

Simptoma e pare është ngjirja e zërit, pasi më shpesh tumori paraqitet te telat e zërit dhe shenjat e para janë ndryshimi i cilësisë së zërit.

Simptomat tjera janë dhimbje në fyt dhe veshë, ndërsa te rastet më të avancuara mund të vërehet frymëmarrje e vështirësuar, dhimbje gjatë gëlltitjes dhe pështymë e përgjakur.

Nëse kanceri përhapet në nyejt limfatike, paraqitet ënjtje në fyt.
Diagnozën e kancerit në gurmaz e vendos otorinolaringologu në bazë të më shumë procedurave diagnostifikuese.

Nëse ekziston dyshimi për paraqitjen e kancerit në gurmaz, te pacienti rekomandohet laringoskopi e drejtpërdrejtë me videolaringoskop ose mikroskop operativ, me anestezion të shkurtër dhe biopsi për shkak të diagnozës histopatologjike të ndryshimit.

Varësisht nga rezultatet e analizës histologjike, këshillohet pacienti për trajtim të mëtejshëm./Mesazhi/