Shëndeti mendor i fëmijës suaj është më i rëndësishëm se shkollimi…

Po t’i kthehem pas viteve të shkollimit, kujtoj që (si shumë të tjerë) më interesonin vetëm rezultatet e mira në shkollë; ato ishin gjithçka!

Kujtoj netët kur stërmundohesha vetëm që të arrija rezultatin maksimal në provim, të nesërmen!

Atëherë dukej se kjo ishte gjëja e duhur për t’u bërë por sot, unë nuk dua që im bir të sforcohet aq shumë, në moshën e tij. Mund t’iu duket e çuditshme por lermëni ta shpjegoj mendimin tim…

1. Askush, në gjithë vitet që erdhën më pas, nuk më ka pyetur ndonjëherë për rezultatet që kam arritur në shkollë.

As punëdhënësit nuk më kanë kërkuar rezultatet e universitetit. Gjithë çfarë vlente për t’u plotësuar ishte kutia e ‘përvojës në punë’.

2. Kam harruar gjithçka që kam mësuar në shkollë.
E vija re që atëherë se harroja gjithçka që kisha mësuar, menjëherë pas provimit. Kur nisa të punoj kuptova që nuk kujtoja asgjë nga ato që kisha mësuar në shkollë dhe, mbi të gjitha, asgjë prej tyre nuk më duhej!

Përveç të tjerash pata edhe një dilemë të madhe meveten; nuk po dija ku t’i aplikoja gjithë gjërat që kisha mësuar. Siç u kuptua më vonë, vitet e studimit nuk më dhanë asnjë përparësi; nuk isha as më e mirë e as më e zonja se njerëzit më pak të shkolluar.

3. Përpjekja për rezultate maksimale më dëmtoi shëndetin
Disa njerëz mund t’i kapin gjërat në ajër por unë nuk jam një prej tyre! Që t’i fiksoja leksionet më duhej të studioja shumë.

Në kohën e provimeve studioja 12-15 orë në ditë. Ende më kujtohet se si më zinte gjumi gjatë leksioneve apo në mjetet e transportit public, prej lodhjes. Për shkak të lodhjes produktiviteti im ra.

Tani që i mendoj këto gjëra habitem me veten dhe teknikat e mia të studimit! Jam e sigurtë që nëse do të kthehesha pas, nuk do të bëja më të njëjtën gjë!

4. Nuk kisha kohë për njerëzit
Në universitet kisha mjaft mundësi për të krijuar marrëdhënie me njerëzit por isha tepër e zënë për ta bërë këtë gjë. Studimet rrëmbenin të gjithë kohën që kisha dhe nuk më mbetej kohë për jetën private.

Humba mundësinë më të mirë për të krijuar miqtë që nuk kam ku I gjej më! Sot, shumë vite më vonë, kam vënë re që të gjithë studentët e shkathët e të socializuar, jo aq të përkushtuar pas studimeve, janë sot njerëz të rëndësishëm e me ndikim në shoqëri.

Këto janë këshillat që kam sot për fëmijët e mi, kur të nisin shkollën:
-Ndryshimi midis vlerësimit me A apo B është kaq I pandjeshëm sa që nuk duhet të ndikojë në cilësinë e jetës!

-Janë aftësitë e tua ato që do të ndihmojnë për të paguar faturat dhe jo rezultatet e shkollës.

-Një diplomë prestigjoze nuk do të të ndihmojë të kesh përparësi në jetë por miqtë me influencë, po!

-Mos bëj gjëra për të cilat mendon se janë të pakuptimta!
-Mos u mundo të përmbushësh pritshmëritë e të tjerëve!/Mesazhi/