Sheiku i PSG: Mbappen nuk e shes as për 1 miliard euro

Pronari i Paris Saint-Germain e sheh talentin francez si futbollist të së ardhmes në ekipin e tij.

Kylian Mbappe e ka impresionuar Nasser Khelaifin me paraqitjet e tij që në vitin e parë te Paris Saint-Germain.

Në një intervistë për Canal +, Khelaifi ka thënë për Mbappen se vlen më shumë se 1 miliard euro, por as për këtë çmim nuk do ta shiste.

“Kylian Mbappe vlen 1 miliard euro. Po, thash 1 miliard. Por, edhe po të m’i jepnin ato para, nuk do ta shisja”, është shprehur presidenti i PSG.

Parisienët i kanë paguar Monacos vitin e shkuar 180 milionë euro për transferimin e 19-vjeçarit.