SHBA – Zonja e parë, Melania viziton një qendër fëmijësh në kufi me Meksikën

Presidenti amerikan,  Donald Trump njoftoi sot në mesditë se bashkëshortja e tij Melania ndodhej në kufirin me Meksikën, pas disa ditë polemikash të ashpra për ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre, të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në SHBA.

Disa minuta më vonë, shërbimet e komunikimit të Zonjës së parë saktësuan se ajo do të vizitonte një qendër ku janë strehuar fëmijë dhe në një pikë të rojeve kufitare.