“SHBA vlerëson përpjekjet e Kinës për të ndaluar përhapjen e koronavirusit”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se vlerëson përpjekjet e qeverisë kineze për të ndaluar përhapjen e koronavirusit (2019-nCoV) i cili është shfaqur fillimisht në qytetin Wuhan të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter lidhur me koronavirusin që buron nga Kina, Trump tha se “Kina po tregon shumë përpjekje për të kufizuar koronavirusin. SHBA vlerëson përpjekjet dhe transparencën e Kinës. Këto përpjekje do të funksionojnë. Në emër të popullit amerikan i shpreh falënderimet e mia presidentit Xi Jinping”.

Lidhur me koronavirusin i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës më 12 dhjetor, në të gjithë botën janë përcaktuar 902 raste nga të cilat 887 në Kinë. Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë ka arritur në 41 persona ndërkohë që deri më tani në SHBA janë përcaktuar 2 raste.

Simptomat e para të NCoV shfaqen me temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre ndërsa në fazën e mëpasshme të avancuar shkakton penumoni dhe pamjaftueshmëri të veshkave dhe në përfundim mund të çojë në vdekje.