SHBA – Vdesin katër persona në një shkëmbim zjarri në Sinsinati

Gjatë një shkëmbimi zjarri që ndodhi sot në një bankë në Sinsinati, Ohajo (veri të SHBA-së) mbetën të vdekur katër persona, ku edhe autori, njoftoi shefi i policisë së qytetit gjatë një konference për shtyp.

“Sulmuesi ka vdekur”, njoftoi Eliot Isaac, shef i policisë së Sinsinatit.

“Ai kishte hyrë në godinë nga zona e shpërndarjes para se të dilte në sallën e pritjes ku shumë policë e sulmuan”, theksoi ai.

“Pesë persona u plagosën, nga të cilët tre vdiqën”, tha shef i policisë së Sinsinatit./ ATSH-AFP