SHBA, të shtëna në mes të stadiumit, ka të lënduar

Një ndeshje midis ekipeve të gjimnazeve është mbyllur para kohe në Nju Xhersi, SHBA, për shkak të shtënave që janë dëgjuar me armë.

I gjithë stadiumi u përfshi menjëherë nga kaosi, teksa tifozët dhe lojtarët vraponin për të shpëtuar kokën, ndërkohë që mediat lokale po e transmetonin çdo gjë drejtpërsëdrejti.

Dy persona kanë marrë plagë të rënda nga gjashtë plumba që janë qëlluar gjithsej.

Policia ka gjetur armën që ka qëlluar, por ende nuk është gjetur autori.

Ngjarja ndodh pak ditë pasi dy persona vdiqën nga një sulm në një tjetër gjimnaz amerikan./tch