SHBA-të pas 27 vitesh hapin mision diplomatik në Somali

 Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, njoftoi se SHBA-të kanë hapur përsëri misionin e përhershëm diplomatik në Somali, të cilin e kishte mbyllur në vitin 1991, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ky rast historik është një reflektim i progresit të treguar gjatë viteve të fundit nga Somalia”, tha Nauert në një deklaratë në lidhje me vendimin në fjalë.

“Ky vendim është një reflektim i progresit të treguar gjatë viteve të fundit nga Somalia. Kthimi jonë është tregues i asaj që SHBA-të janë pranë stabilitetit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik, të cilat do të jenë në dobi të të dy vendeve. Ambasadori Donald Yamamoto dhe ekipi i tij, presin me padurim që në kuadër të objektivave të përbashkëta, të punojnë me qeverinë dhe popullin e Somalisë për forcimin e marrëdhënieve të cilat tashmë janë të afërta”, është shprehur ajo.

Administrata e SHBA-ve për shkak të luftës së brendshme në Somali, e cila shpërtheu në vitet 80-ta dhe rezultoi me rrëzimin e qeverisë qendrore në Somali, në vitin 1991 për shkaqe të sigurisë kishte mbyllur ambasadën e saj në kryeqytetin e Somalisë, në Mogadishu, dhe kishte thirrur në vend zyrtarët e ambasadës.

SHPËRNDAJE