SHBA-të goditen nga stuhia e borës

NEW YORK (AA) – Një stuhi e borës ka goditur të martën pjesët verilindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Siç theksojnë autoritetet amerikane, pjesët më të prekura të vendit janë New Yorku, New Jersey, Filadelfia dhe jugu i Connectikut, zona këto me një numër të përgjithshëm të popullatës prej rreth 18 milionë banorë.

Si rrjedhojë, janë mbyllur shumë shkolla ndërsa janë anuluar mijëra fluturime që kanë bërë të anulohet takimi i planifikuar i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Në verilindje të vendit priten erëra të forta me një shpejtësi prej 96 kilometra në orë, të cilat mund të zbresin akoma më shumë temperaturat dhe të përkeqësojnë shikueshmërinë.