SHBA-të do të dërgojnë 1.000 ushtarë shtesë në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë 1.000 ushtarë shtesë në Lindjen e Mesme për të rritur mbrojtjen, paralajmëroi ushtruesi i detyrës sekretar amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Aprovova dërgimin e rreth 1.000 ushtarëve shtesë për qëllime mbrojtëse për t’u bërë ballë kërcënimeve ajrore, detare dhe tokësore në Lindjen e Mesme”, deklaroi Shanahan, theksohet në njoftim.

Vendimi vijoi pas sulmit të javës së kaluar të dy tankerëve në Gjirin e Omanit, për të cilin Washingtoni e akuzon Iranin. Akuzat i hedh poshtë Irani.

“Sulmet e fundit iraniane konfirmojnë të dhënat e besueshme të inteligjencës që kemi marrë për sjelljen armiqësore të forcave iraniane dhe aleatëve të tyre, duke kërcënuar personelin amerikan dhe interesat amerikane në rajon”, tha Shanahan.

Tensionet amerikano-iraniane nga viti i kaluar në mënyrë shtesë janë rritur pasi SHBA-të njëanshëm u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore mes gjashtë fuqive të mëdha dhe Iranit.