SHBA, protestë kundër Izraelit

Në qytetin Chicago të SHBA-ve u protestua kundër sulmeve ndaj palestinezëve, gazetarëve dhe punonjësve të shëndetësisë të cilët morën pjesë në “Marshimin e Kthimit të Madh” në kufi të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta e organizuar gjatë vizitës në Chicago të ambasadorit të Izraelit në Washington, Ron Dermer, u realizua përpara Sinagogut Anshe Emet në rajonin Lake View.

Në protestë, ku u theksua se sulmet e Izraelit në rajon janë “gjenocid”, përveç flamujve të Palestinës u mbajtën edhe fotografitë e infermieres vullnetare Rezzan en-Neccar e cila u martirizua në Gaza përderisa ishte në detyrë, si dhe të dëshmorëve të tjerë që u martirizuan në sulme.

Në protestën, e cila bashkoi dhjetëra persona nga kultura dhe gjeografi të ndryshme, morën pjesë një numër të madh të amerikanëve dhe të hebrenjve me prejardhje izraelite.

Në protestën ku kishte slogane si “Duhet t’i jepet fund pushtimit në Palestinë”, “Nuk është e pranueshme që Kudsi të jetë kryeqytet i Izraelit”, “Nuk mund të ketë paqe në tokat e shenjta pa e siguruar drejtësinë”, protestuesit mbajtën pankarta me mbishkrime “Bojkotim ndaj Izraelit”, “Palestina duhet të jetë e lirë” dhe “SHBA dhe Izraeli të heqin dorë nga Kudsi”.

Gjatë protestës policia mori masa të gjera të sigurisë, kurse ajo përfundoi pa incidente.