SHBA: paratë e naftës në Siri do t’i marrin kurdët

Komandanti i Forcave Demokratike Siriane (SDF), Mazlum Kobane, i mbështetur nga Pentagoni, nënshkroi në një plan për të ndihmuar administratën Donald Trump për të mbrojtur fushat e naftës në Siri, në këmbim të përfitimit monetar, shkruan tesheshi.

Në një postim në Twitter, Kobane konfirmoi se grupi “po rifillon programin e tij të përbashkët të punës me koalicionin për të luftuar IS-in dhe për të siguruar infrastrukturën e naftës në vend.”

Njoftimi tij vjen pasi shefi politik i militantëve kurdë thanë se këmbëngulurin që Shtetet e Bashkuara duhet të ndalonin operacionin turk, dhe më pas do të bënin ruajtjen e naftës.

Admirali amerikan, William Byrne, ka deklaruar se kur IS-i  kontrollonte fushat e naftës në vitin 2015, ata fitonin mbi 1.5 milionë dollarë në ditë, gjë që ua mundësonte propagandimin, sulmet dhe pagesën për mercenarët.

Megjithëse drejtuesit e lartë të Pentagonit, duke përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Mark Esper, kanë këmbëngulur që të vazhdojnë të bashkëpunojë me SDF, kjo aleancë ka qenë nën presione të vazhdueshme për javë të tëra.

Njësitë e militante kurde të njohura si YPG, të cilat formojnë shtyllën ushtarake të SDF-së, e konsideruan tërheqjen si “tradhti”, një gjë që nuk mund të thuhet pas përfitimeve monetare që marrin nga fushat e naftës.