SHBA, një punonjës i shkollës së FETO-s kërkonte nga nxënësit “fotografi të papërshtatshme”

Një asistent zyre në një shkollë të lidhur me organizatën terroriste FETO-n në Florida të SHBA-ve u arrestua me arsyetimin se kërkonte nga nxënësit “fotografi të papërshtatshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin lokal mësohet se 19 vjeçari Jaelen Alexander që punonte si asistent zyre në shkollën shkencore me kontratë Orlando e lidhur me FETO-n, u arrestua të mërkurën pasi u akuzua për “përdorimin e pozitës së tij për t’u kërkuar fëmijëve të dërgojnë fotografi të papërshtatshme”.

Në raportin e përgatitur nga detektivët, Alexander auzohet se u ka kërkuar 3 nxënësve në shkollë që t’i dërgojnë fotografi të papërshtatshme duke u ofruar para ose duke u premtuar ushqime. Ndërkohë bëhet e ditur se Alexander i ka kërcënuar me largim nga mësimi nxënësit të cilët nuk dëshironin t’i plotësonin kërkesat atij.

Tërheq vëmendjen kontradikta mes drejtorit të shkollës dhe raportit të hetimit

Në raportin e hetimit që shtypi lokal ka siguruar, thuhet se hetimi ndaj Alexander ka nisur më 29 prill dhe se ai ka kërkuar falje nga një prind dhe ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij.

Lidhur me këtë drejtuesit e shkollës thonë se shkolla nuk ka përgjegjësi për ngjarjen e ndodhur dhe mbrojnë idenë se marrëdhëniet e punës me punonjësin janë shkëputur në muajin mars.

Drejtori i shkollës Abdulaziz Yalçın, në një deklaratë për shtypin lokal ka pretenduar se Alexander është punësuar në muajin gusht me asistent zyre me kohë të pjesshme dhe se në skanimin e të kaluarës së tij nuk është rastisur ndonjë masë disiplinore.

Yalçın thotë se marrëdhëniet e punës me Alexander janë shkëputur në muajin mars dhe se prindërit e kanë lajmëruar atë ditën e enjte në lidhje me akuzat.