SHBA miraton dërgimin e ushtrisë në kufirin me Meksikën

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis ka autorizuar përdorimin e trupave dhe burimeve të tjera ushtarake në kufirin SHBA-Meksikë, thanë zyrtarët amerikanë të premten.

Pentagoni nuk iu përgjigj kërkesave për komente, por autorizimi I Mattis konfirmon përforcimin e betejës së Presidentit Donald Trump, kundër emigrantëve që udhëtojnë drejt SHBA-ve.

Zyrtarët, të cilët flisnin me kusht anonimiteti, thanë se autorizimi i Mattis nuk përfshinte një numër të caktuar trupash, gjë që do të përcaktohej më vonë dhe nuk ishte në vetvete një “urdhër vendosjeje”.

Zyrtarët e SH.BA-së i thanë Reuters të enjten se administrata Trump po konsideronte vendosjen midis 800 dhe 1.000 trupave. Ata nuk do të angazhoheshin në ndonjë aktivitet të zbatimit të ligjit, diçka që është e ndaluar sipas ligjit të SHBA-ve dhe në vend të kësaj përqendrohet në rolet mbështetëse në fusha si infrastruktura dhe logjistika.

Duke pasur në shënjestër karvanin e emigrantëve të Amerikës Qendrore, Trump shkroi në Twitter të enjten se ai ishte “Duke sjellë ushtrinë për këtë emergjencë kombëtare. Ata do të ndalen!”

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare Kirsten Nielsen tha të enjten në një intervistë me Fox News Channel se departamenti i saj i kishte kërkuar Pentagonit ndihmë për përforcime në kufi, përfshirë kërkesën për “mbështetje ajrore, mjete logjistike, planifikim, pengesat e automjeteve, inxhinieri, etj”./tch