SHBA mban premtimin, merr të gjithë shtetasit e saj nga anija e infektuar me koronavirus

Ashtu siç kishin paralajmëruar SHBA-të kanë tërhequr të gjithë shtetasit e tyre që ndodheshin në bordin e anijes Princess Diamond në të cilën kishte qindra të prekur me koronavirus. 

Dy avionë çarter kanë marrë 380 amerikane nga porti i Yokohama afër Tokios dhe u nisën për Amerikë të dielën. Lajmi është konfirmuar ha Departamenti i Shtetit i SHBA.

Mes këtyre personave ishin edhe 14 qytetarë të prekur nga koronavirusi, por pavarësisht kësaj ata janë marrë me avionë nga SHBA në një pjesë të izoluar ku lejoheshin të hynin vetëm mjekët.

Pasagjerët u testuan për virusin 2-3 ditë para se të lejoheshin të zbrisnin nga anija. Fillimisht personave të prekur nga koronavirusi iu komunikua se nuk mund të hipnin në avion por më pas qëndrimi ndaj tyre ndryshoi dhe për ta u sigurua një vend i veçantë në çarturat e SHBA.

Megjithatë të 380 amerikanët e marrë nga Japonia do tu duhet të qëndrojnë në një karantinë në SHBA për të paktën 14 ditë, kohë kjo që lejon edhe shfaqjen e virusit nëse rezultojnë mbartës të tij./tch