SHBA krahason Kinën me nazistët: Po i trajtoni muslimanët në “kampe përqëndrimi”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar Kinën për vendosjen e më shumë se një milion myslimanë ujgurë në “kampe të përqendrimit”, dhe kjo akuzë është më e forta që iu është bërë ndonjëherë, njofton Reuters.

Raporti i Randall Schriver, i cili drejton politikat aziatike në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA, ka gjasa të rris tensionin me Pekinin, i cili është i ndjeshëm ndaj kritikave ndërkombëtare.

Shriver, i cili dikur ishte ndihmës sekretar i mbrojtjes, përshkroi trajtimin e ujgurëve duke përdorur një term që lidhet me Gjermaninë naziste.

“Partia Komuniste (Kineze) po përdor forcat e sigurisë për burgosjen masive të muslimanëve kinezë në kampet e përqendrimit”, tha Schriver në një konferencë të Pentagonit gjatë një diskutimi të gjerë rreth ushtrisë kineze, duke vlerësuar se numri i muslimanëve të ndaluar mund të jetë “afër 3 milion qytetarë “.

Pekini i përshkruan kampet e izolimit si qendra të “trajnimit të arsimit profesional” që synojnë të shkatërrojnë kërcënimin e sic thonë ata “ekstremizmit”.

Ish të burgosurit i kanë rrëfyer Reuters se janë torturuar gjatë marrjes në pyetje në kampe, duke jetuar në qeli të stërmbushura, dhe duke iu nënshtruar një regjimi brutal të indoktrinimit komunist, që çoi disa njerëz deri në vetëvrasje.

Disa nga objektet janë të rrethuar me tela me gjemba dhe posedojnë edhe kulla të vrojtimit. /Mesazhi/

SHPËRNDAJE