SHBA kërcënon Gjykatën Ndërkombëtare Penale me sanksione

SHBA ka kërcënuar me sanksione Gjykatën Ndërkombëtare Penale nëse ajo vazhdon me ndjekjet penale kundër amerikanëve.

Gjykata aktualisht po shqyrton ndjekjen penale të ushtarakëve amerikanë mbi abuzimin e dyshuar të të arrestuarve në Afganistan.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton e quajti gjykatën “të paligjshme” dhe u zotua se SHBA do të bënin gjithçka “për të mbrojtur qytetarët tanë”.

SHBA është midis dhjetëra vendeve që nuk i janë bashkuar gjykatës së themeluar më 2002.

Gjykatësit dhe prokurorët e GJNP do të ndalohen të hyjnë në SHBA dhe fondet e tyre në SHBA do të sanksionohen.

“Ne do t’i ndjekim ata me sistemin penal të SHBA-ve. Ne do të bëjmë të njëjtën gjë për çdo kompani apo shtet që ndihmon një hetim të GJNP-së për amerikanët”, tha Bolton.

Më shumë “marrëveshje të detyrueshme bilaterale” do të nënshkruheshin për të ndaluar vendet që dorëzonin shtetasit e Shteteve të Bashkuara në juridiksionin e gjykatës./Ora News.