SHBA, katër të vdekur nga stuhia e dimrit Eboni

Një pjesë e madhe e SHBA është përfshirë nga një stuhi dëbore dhe reshje të rrëmbyera shiu.

Nga këto nga fenomene meteorologjike të fuqishme raportohet se 4 persona kanë humbur jetën në zonat Plains dhe Upper Midwest

Ndërsa janë shkaktuar edhe probleme në transportin ajror dhe tokësor.

Stuhia e dëborës e quajtur “Eboni”, ka prekur pjesën qendrore dhe jugperëndimor të vendit. Paralelisht, në juglindje ekziston rreziku për përmbytje për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme që pritet të zgjasin deri të hënën.

Për shkak të dëborës, më shumë se 400 fluturime u anuluan mëngjesin e së premtes dhe 2300 të tjera ishin me vonesë.