SHBA i reagon Serbisë: Retorikat nxitëse lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë të ditur se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë, lidhur me ngjarjet e vitit 1999, janë të papranueshme.

Përmes një deklarate, Ambasada po ashtu thuhet se ngjarjet e kësaj jave paraqesin një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve

“Retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999, janë të papranueshme. Gjithashtu, jeni të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës, duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit. Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim, se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqendrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes, duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në deklaratë të Ambasadës.

Kjo deklaratë e Ambasadës vije pas një deklarate të thënë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, se masakra e Reçakut është trillim.

Ndaj kësaj deklarate, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë reaguar ashpër, duke ia kujtuar Vuçiqit afërsinë dhe pozicionin që kishte në kabinetin e Millosheviçit.