SHBA godet sërish një xhami në Dejrizor të Sirisë

Koalicioni kundër DEASH-it i kryesuar nga SHBA-të ka njoftuar se ka goditur edhe një xhami tjetër në rajonin Hexhin në qytetin Dejrizor të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it thuhet se “Më 15 dhjetor me sulmin e drejtuar nga koalicioni është goditur një strukturë kontrolluese dhe komanduese e DEASH-it në një xhami në pjesën jugore të rajonit Hexhin në Siri”.

Në deklaratën pretendohet se DEASH-i i vendos në objektiv, duke pëdorur këto struktura të cilat kanë ndalesë për t’u sulmuar. “Gjatë sulmit në këtë strukturë kontrolluese dhe komanduese ndodheshin 16 luftëtarë të armatosur rëndë të DEASH-it që janë përdorur për sulme kundër partnerëve të koalicionit. Ky sulm ka vrarë terroristët dhe ka eliminuar nga fushëbeteja edhe kapacitetin e një operacioni tjetër vdekjeprurës të DEASH-it”, thuhet më tej.

Strukturat civile nën kërcënimin e koalicionit

Kjo xhami nuk është struktura e parë që koalicioni godet, pasi edhe javën e kaluar ka goditur një spital në rajonin Hexhin.

Koalicioni i kryesuar nga SHBA-të gjithashtu edhe në muajin tetor ka vendosur në objektiv shumë xhami në Dejrizor ku si pasojë në këto sulme kanë humbur jetën dhjetëra civilë.

Burimet lokale njoftuan se 7 civilë kanë humbur jetën në sulmin e ndërmarrë nga koalicioni më 22 tetor ndaj xhamisë Zevije në rajonin Hexhin.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) kolonel, Rob Manning njoftoi vendosjen e një xhamie në objektiv por në lidhje me humbjen e civilëve nuk kishte dhënë asnjë informacion.

Burimet po ashtu kanë bënë të ditur se forcat e koalicionit edhe më 21 tetor në rajonin Hexhin ku konfliktohen DEASH dhe YPG/PKK-ja ka kryer një sulm ajror ndaj një ndërtese për mësimin e Kur’anit, ku si pasojë humbën jetën 6 civilë.

Po ashtu edhe 16 civilë kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi më 19 tetor të ndërmarrë nga avionët e koalicionit kundër DEASH-it gjatë nazmazit të xhumasë në xhaminë Osman bin Affan.

Ndër të tjera është bërë e ditur se edhe 30 civilë të tjerë nga të cilët 2 fëmijë humbën jetën në sulmin e ndëmarrë një ditë më parë në xhaminë Ammar Bin Yaser në po të njëjtin rajon.

Ndërkohë koalicioni mbron idenë e tij se në sulmet ndaj xhamive ka në objektiv organizatën terroriste DEASH.