SHBA godet grupet e mbështetura nga Irani në Siri

Forcat e koalicionit anti-DEASH të kryesuara nga SHBA kanë kryer sulm ajror ndaj njësive të Hezbollahut të mbështetur nga Irani në rajonin Deirizor të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Avionët e koalicionit sulmuan disa elemente të grupeve terroriste të komanduara nga Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit të cilat mbështesin regjimin e Bashar al-Asadit.

Gjatë sulmit janë shkatërruar katër tanke të Hezbollahut në rrethin Ebulkemal, ndërsa po ashtu janë neutralizuar disa luftëtarë të armatosur.

Avionët e koalicionit po ashtu kanë intensifikuar edhe fluturimet e zbulimit mbi zonat ku gjenden grupet e mbështetura nga Irani.

AA dje dhe pardje raportoi për përfocime ushtarake në perëndim të Deirizorit, ku gjenden të stacionuara forcat iraniane dhe ato të regjimit sirian, si dhe në lindje, ku janë të vendosura SHBA dhe organizata terroriste YPG/PKK. Provinca Deirizor ndahet në dy pjesë nga Lumi Eufrat.

Tensionet midis palëve në Siri janë rritur pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani nga një sulm amerikan në Bagdad.