SHBA, fillojnë bastisjet ndaj emigrantëve të paligjshëm

Njësia e Emigracionit dhe Mbrojtjes së Kufijve (ICE) të SHBA-ve ka nisur bastisjet ndaj emigrantëve të paligjshëm në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar që ka folur për televizionin amerikan CNN, ka thënë se ICE sot ka nisur bastisjet që do të vendosin në objektiv 2.000 emirgrantë të paligjshëm.

Bastisjet kanë për qëllim emigrantët në Atlanta, Baltimore, Chicago, Denver, Houston, Los Angeles, Miami, New York dhe San Francisco ka bërë të ditur zyrtari duke shtuar se bastisjet në New Orleans janë shtyrë për shkak të stuhisë Tropical Barry, e cila është efektive në rajon.

Ndërkohë në SHBA vazhdojnë ende diskutimet që kanë filluar pas lajmit për kryerjen e bastisjeve.

Deklaratë nga një zyrtar i Zyrës së Shtetësisë dhe Shërbimit të Imigracionit

Zëvendës/drejtori i Zyrës së Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-ve, Ken Cuccinelli, në një deklaratë ka vënë në dukje se personat që janë në objektivin e bastisjeve janë persona që aktualisht kanë marrë urdhër për deportim.

Ndaj pyetjes nëse do të ndahen apo jo fëmijët nga familjet e tyre për shkak të bastisjeve, Cuccinelli u mjaftua duke dhënë përgjigjen që “në objektiv të bastisjeve janë edhe familjet”.

Emigrantët e paligjshëm në vend jetojnë me frikën e arrestimit të tyre dhe për këtë ata bëjnë furnizime me ushqime nga marketet dhe i mbajnë në shtëpitë e tyre.

Gazeta “Washington Post” muajin e kaluar shkroi se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka urdhëruar ICE-në që nga dita e dielë të mbledhë familjet që kanë marrë njoftimin për deportim.

Pasi lajmi shkaktoi reagime, Trump në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter tha se “Pas kërkesës së Demokratëve, kam shtyrë për dy javë procesin e largimit nga vendi (deportimin) për emigrantët e paligjshëm”.

Ndërkohë që edhe gazeta “New York Times” në lajmin e saj të enjten shkroi se bastisjet e shtyra do të fillonin ditën e sotme.