SHBA, edhe një afro-amerikan i vrarë nga policia

NEW YORK (AA) – Një polic amerikan ka qëlluar për vdekje afro-amerikanin 38 vjeçar, Alfred Okwer Olango i cili në dorë mbante cigare elektronike, raporton Anadolu Agency (AA).

Policët kishin shtënë në të para se të konfirmojnë se çfarë është duke nxjerrë nga xhepi i tij.

Më vonë është konstatuar se bëhet fjalë për cigare elektronike, gjë e cila ka shkaktuar mllef dhe protesta në San Diego ku të pranishmit kërkuan nisjen e një hetimi federal për zbardhjen e rastit.

Aktivistët kanë publikuar një video ku shfaqet momenti kur policia qëllon burrin afro-amerikan.