Shaqiri vazhdon ta festojë Superkupën e Evropës

Xherdan Shaqiri vazhdon ta shijojë triumfin e Liverpoolit në Superkupën e Evropës.

Xherdan Shaqiri është ende në emocionet e atmosferës festive të triumfit të Liverpoolit në Superkupën e Evropës.

Mesfushori kosovar ka publikuar një fotografi të re në Twitter ku shihet duke ngritur trofeun e fituesit, përcjell lajmi.net.

“Reds” mposhtën Chelsean pas penalltive në Stamboll për të fituar një tjetër trofe të rëndësishëm pas atij të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar. /

SHPËRNDAJE