Shaqiri tregon se si është të luash për Liverpoolin

Xherdan Shaqiri pohon se është duke e shijuar jetën në Liverpool nën urdhrat e Xherdan Shaqirit – teksa ka thënë se më e mria ende s’ka ardhur nga klubi prej Marseyside.

Ylli kosovar është përshtatur mjaft mirë në Liverpool pas kalimit të tij nga Stoke City për 13 milionë funte në Liverpool gjatë verës.

Së fundmi, ai shënoi edhe një gol në fitoren e Liverpoolit, 2-0 ndaj Fulhamit të dielën.

Me paraqitjet e tij, Shaqiri ka fituar zemrat e tifozëve të Liverpoolit, teksa kur ai u largua nga loja të dielën, u duartrokit nga tifozët, shkruan Indeksonline.

”Po ndihem mirë”, tha Shaqiri për gazetarët. Jam në formë dhe duke tentuar ta japë më të mirën sa herë që më jepet mundësia”.

”Është gjithnjë mirë kur ju merrni duartrokitje nga njerëzit në tribuna. Ne kemi tifozë të mrekullueshëm dheb të shënosh sërish para tyre, është ndjenjë fantastike. Jam duke u mësuar”.

Goli i Shaqirit ia siguroi Liverpoolit startin më të mirë të sezonit në Premier League.

Skuadra e Klopp, e cila renditet në vendin e dytë në tabelë, ka marrë 30 pikë nga 36 të mundshme dhe është ndjekësi më i afërt i rivalit për titull, Manchester Cityt.

Xherdan Shaqiri Sadio Mane Liverpool 2018-19

Sa i përket minutazhës, Shaqiri tha: ”Unë mendoj se në fund tranjeri vendosë se kush do të luajë. Ai vendosë se cili lojtarë përshtatet më mirë në ndeshje të caktuara.

”Trajneri vendosë nëse unë luaj nga fillimi. Vetëm 11 lojtarë mund të luajnë dhe të gjithë duhet t’i pranojnë vendimet e tij. Deri më tani, gjithçka ka shkuar mirë”, shtoi Shaqiri.