Shaqiri mund të jetë diferenca tek Liverpool, në dhjetor: “Jam gati”

Xherdan Shaqiri është shprehur tejet i lumtur me rikthimin e tij.

Lojtari me prejardhje kosovare u aktivizua në ndeshjen kundër Everton, ku edhe arriti të gjente rrugën e golit.

Pas ndeshjes, ai është shprehur i lumtur, dhe shumë optimist, duke thënë se është gati kurdo që trajneri ka nevojë.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer. Po ndihem i freskët, ndihem mirë dhe mendoj se këtë mund ta keni parë” ka thënë Shaqiri, transmeton lajmi.net.

“Jam gati. Mendoj se trajneri ka parë këtë në stërvitje. Kam punuar mirë dhe ai më dha shansin” shtoi reprezentuesi i Zvicrës.

Shaqiri synon që të marrë më shumë minuta gjatë muajit dhjetor, ku skuadra e Liverpool do të ketë shumë ndeshje dhe do të nevojiten rotacione.