Shaqiri i gatshëm të kthehet në Serie A

Xherdan Shaqiri është i gatshëm të kthehet në Serie A. 25-vjeçari kërkohet nga Roma.

“Giallorosët” kanë bërë gati ofertën për blerjen e ish mesfushorit të Interit, raporton “Calciomercato.it”, përcjell “Lajmi.net”.

Shaqiri nuk ka dhënë shkëlqimin e pritur tek skuadra nga Premierliga.

Andaj, nga sezoni i ardhshëm mund ta shohim sërish duke luajtur në Kampionatin italian.