Shaqiri flet për Mohamed Salahin, ja çfarë thotë

Xherdan Shaqiri ka treguar se është stërvitur vetëm disa ditë me Mohamed Salah te Baseli, para se ai t’i bashkohej Bayern Munichut në vitin 2012.

Shqiptari, që u transferua në Liverpool nga Stoke City për 13 milionë funte dhe që ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me “Të Kuqtë”, shpreson që Salah ta përsërisë formën e edicionit të kaluar.

“Ai erdhi kur unë ende isha aty. U stërvitëm dy apo tre herë, u stërvita me të. Më pas shkova në Bayern Munich, ai qëndroi në Basel.

Jam i lumtur që e shoh këtu. Ka pasur sezon fantastik vitin e kaluar dhe shpresoj se do ta përsërisë edhe këtë sezon”, tha Shaqa.

“Jam i lumtur për të që ka pasur sezon fantastik sepse është djalosh shumë i mirë, njeri i mirë”, shtoi mes tjerash Shaqa.Shaqiri do ta bartë fanellën me numrin 23 te Liverpooli./zeri.info