Shaqiri e Salah ia dhurojnë fitoren e radhës Liverpoolit

Ashtu edhe siç është pritur, Liverpool ka shënuar fitore si nikoqir i Fulham.
Skuadra e Jurgen Klopp ka fituar me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros së 12-të në Premierligë, shkruan lajmi.net.

“The reds” e dominuan lojën që nga minuta e parë, mirëpo golin e parë e gjetën tek në minutën e 41’, falë dinakërisë së egjiptianit Mohamed Salah.

Në minutën e 53’ ishte lojtari me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ai i cili realizoi golin e qetësisë për skuadrën e tij (2:0).

Me këtë fitore, Liverpool grumbullon 30 pikë, dhe prinë në tabelë me 1 pikë më shumë se City dhe 2 më shumë se Chelsea, me të dyja skuadrat që kanë nga një ndeshje për të luajtur.