Shaqiri befason me vendimin për të ardhmen

Finalja e Ligës së Kampionëve mund të jetë ndeshja e fundit për Xherdan Shaqirin në fanellën e Liverpool.

Liverpool më 1 qershor zhvillon ndeshjen e fundit të këtij sezoni, por më të rëndësishmen.

‘Të Kuqtë’ në ‘Wanda Metropolitano’ do të takohen me Tottenham në finale të Ligës së Kampionëve, në garën për trofeun e vetëm për këtë sezon.

Kjo ndeshje, me gjasa të mëdha do të jetë e fundit për Xherdan Shaqirin te skuadra nga ‘Anfield Road’, përcjell ‘lajmi.net’.

27 vjeçari që në verën e kaluar u transferua te Liverpool nga Stoke, në pjesën e dytë të sezonit ka pasur shumë pak minuta nga Jurgen Klopp, të cilët edhe mund t’ia përcaktojnë të ardhmen.

Shaqiri edhe pas largimit nga Liverpool, mund të mbetet në Premierligë, pasi për të kanë shprehur interesim disa skuadra.

SHPËRNDAJE