Shaqiri afër largimit nga Liverpooli

Xherdan Shaqiri është duke i kaluar muajt e fundit te skuadra e Liverpoolit.

Liverpool refuzoi dy oferta për largimin e Xherdan Shaqirit, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Por, gjithçka mund të ndryshojë, pas përfundimit të këtij sezoni.
Sevilla dhe Roma u refuzuan nga “Reds” në përpjekjet e tyre për transferimin e Shaqirit në formë të huazimit.

Mirëpo, tabloidi britanik “Mirror” shkruan se Shaqiri dhe Liverpool mund të ndahen gjatë verës, transmeton lajmi.net.

Transferimi i Takumi Minaminos do t’i kufizojë edhe më shumë hapësirat për lojë të Shaqirit në Anfield.

Andaj, Jurgen Klopp është i gatshëm t’i vlerësojë ofertat për shitjen e Shaqirit, gjatë verës.

Çmimi që spekulohet se kërkohet nga Liverpool për shitjen e Shaqirit është rreth 30 milionë euro.

Shaqiri iu bashkua Liverpoolit në vitin 2018 nga Stoke City.