Sevilla mposht Lazion dhe vazhdon tutje në Ligën e Evropës

Sevilla ka siguruar kalimin në 1/8 e finales së Ligës së Evropës, duke e mposhtur Lazion edhe në ndeshjen e dytë.

Skuadra spanjolle ka arritur që në shtëpi të mposht italianët me rezultat 2:0, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 3:0.Ben Yedder në minutën e 20’ shënoi për epërsinë e parë të Sevillas.

Në pjesën e dytë, vendasit dyfishuan epërsinë.Ishte Sarabia që në minutën e 78’, shënoi për 2:0.