Serie A me 18 skuadra

Seria A sapo ka filluar, me javën e parë, që pa Juventusin dhe Napolin të konfirmuar në një nivel të lartë, përveç kthimit të dy “kushërinjve”, Milan dhe Inter.

Duke folur për mikrofonat e “Radio One”, gjithashtu, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, ka shprehur disa nga preferencat e tij, që në të ardhmen mund ta bëjnë kampionatin edhe më emocionues: “Unë besoj se për Seria A, përveç Seria B dhe Lega Pro, formati i përsosur do të ishte ai me 18 ekipe. Do të ishte diçka e madhe, sidomos për çështjet ekonomike në lidhje me menaxhimin e fondeve. Ndoshta ju do të ndesheni me këtë skemë për tre vjet.”

Kjo do të thotë se mbeten ende për t’u kapërcyer disa pengesa: “Unë nuk mendoj se në këtë kohë, dhjetë klubet që janë në pjesën e djathtë të tabelës janë të favorshëm në humbjen e dy vendeve. Ne duhet të gjejmë mekanizma demokratike që mund të ndihmojnë, gradualisht, për të ardhur në këtë situatë.”