Seria Samsung Galaxy S10 do të mbushet më shpejt

Teknologjia e shpejtë e ngarkimit 15W e Samsung ishte mjaft mbresëlënëse kur u shfaq disa vjet më parë. Edhe pse zgjidhjet pasuese të konkurrencës tejkaluan kompaninë koreano-jugore, kjo mund të ndryshohet me lëshimin e linjës Galaxy S10.

Sipas pohimeve të furnizuesit Ice Universe (@UniversIce), Samsung aktualisht është duke punuar në një teknologji me mbushje të shpejtë, transmeton KosovaPress.

Burimi nuk ka dhënë shifra të veçanta, kështu që nuk dihet se sa do të jetë shpejtësia e mbushjes, por ai vuri në dukje se zgjidhja aktuale 15W e Samsung shumë shpejt do të shkojë në histori.

Kjo sugjeron se teknologjia e gjeneratës së ardhshme do të jetë dukshëm më e fuqishme. Pa marrë parasysh se çfarë vendos Samsung, do të përballet me një konkurrencë të ashpër nga Huawei dhe OnePlus. Huawei tani me Mate Pro 20 ofron 40W supermbushës, i cili ngarkon baterinë 4200mAh të telefonit deri në 70% për 30 minuta.

OnePlus, në anën tjetër, ka Warp Charge 30, i cili për 20 minuta mbushje siguron përdorimin gjithë-ditor të telefonit.

Pritet që Samsung të ofrojë ngarkues të ri në paketën me telefonat Galaxy S10, ndryshe nga Apple, e cila ka shitur veçmas ngarkues për modelet iPhone.