Seria elektrike BMW 1 arrin më 2021

Gjigandi premium gjerman BMW do të zhvillojë të paktën 12 modele plotësisht elektrike dhe 13 modele plug-in hibrid gjatë katër vjetëve të ardhshëm. 

Ato do të përfshijnë nën ‘kapuç’ motor elektrikë dhe dizajni pritet të jetë saktësisht identik me serinë 1 tradicionale, transmeton KosovaPress.Për dallim nga Seria 1 me motorët me djegie të brendshme, hatchback-u elektrik nuk do të ketë një maskë të marrjes së ajrit dhe do të marrë ngjyra të gjalla. 

Modeli i ri do të zhvillohet falë një arkitekture fleksibël të kompanisë bavareze që mundëson elektrifikimin e të gjitha modeleve nga Seria 1 deri në X7 SUV.

“Do të shihni veturat elektrike edhe në platformën e makinës me boshte të përparme. Klientët tanë do të kenë disa zgjedhje. Ata do të marrin gjithçka që dëshirojnë, një X3 hibrid, një seri elektrike 4. Ky është një hap i madh dhe një ndryshim i madh në strategjinë tonë”, tha kryeshefi i BMW-së, Robert Irlinger.

Spekulohet se hatchback-u elektrik me bazë Serinë 1 do të mbajë shenjën i1 që do të jetë standard për modelet EV nga BMW.Megjithatë, një nga pionierët elektrikë bavarezë i3 nuk ka gjasa të mbajë pamjen e modelit aktual.

SHPËRNDAJE